Lajme

Përmbytet një anije me 700 refugjatë në Mesdhe

Një anije me së paku 700 refugjatë është mbytur pranë ishullit Kreta të Greqisë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM ka njoftuar se mbi 340 veta janë shpëtuar, por qindra të tjerë janë ende të zhdukur.

Autoritetet greke kanë thënë se kanë gjetur katër trupa të pajetë. Mbi 205.000 migrantë dhe refugjatë kanë arritur në Evropë këtë vit përmes Detit Mesdhe.

Një marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, në muajin mars, ka çuar në rënie të mprehtë të dyndjes së migrantëve në Greqi.