Shqipëria
Përleshje mes shqiptarëve në Itali, 1 i vrarë e 3 të plagosur
Një shqiptar 27-vjeçar humbi jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati me armë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Frosinones në Itali.
Persona të armatosur hynë brenda ambienteve të një lokali në rrugën Aldo Moro, dhe pas përplasjes verbale me një grup shqiptarësh në një tavolinë, nxorën armët dhe qëlluan me breshëri ndaj tyre, duke lënë të vdekur në vend një prej tyre dhe plagosur 3 të tjerë, një prej të cilëve ndodhet në rrezik për jetën, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Ishte ora 19:30 e së shtunës kur një makinë e bardhë ndaloi pranë lokalit Shake. Dy të rinj zbritën dhe shkuan me shpejtësi drejt ambientit të jashtëm plot me njerëz . Më pas ata qëlluan me katër djem të ulur në një tavolinë.
Për hetuesit bëhet fjalë për një përplasje mes bandave shqiptare për kontrollin e tregjeve të drogës. Dy grupet kishin debatuar dhunshëm pak më parë.
Ndërkohë, pak orë më vonë është vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i cili mendohet të ketë qenë pjesë e grupit të ekzekutorëve, çka shtoi edhe më shumë dyshimet e autoriteteve për një përplasje mes dy grupeve rivale shqiptare.
Emrat e viktimës dhe të të plagosurve nuk bëhen ende me dije, teksa policia ka mbledhur të gjitha filmimet e kamerave të sigurisë për të krijuar një tablo sa më të qartë të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin italian, rrugët e të cilit në orën kur ndodhi atentati ishin plot me njerëz.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës