Integrimi
Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Vjenë
Pas ndërprerjes së ndeshjes mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd dhe përleshjes së lojtarëve tanë me tifozët serbë, gjendja është tensionuar edhe në mes të tifozerisë shqiptare dhe asaj të Serbisë në Vjenë të Austrisë
Siç raportojnë sot thuajse të gjitha mediet austriake, pas skandalit futbollistik që ndodhi të martën në mbrëmje në Beograd, rreth orës 21:30 një grup prej rreth 50 shqiptarësh kanë dalë në rrugët e Vjenës dhe kanë gjuajtur shishe dhe gjësende të tjera në disa lokale me pronësi serbe.
Si shenjë hakmarrjeje pas pak minutash janë mbledhur mbi 200 serbë, të cilët kanë sulmuar grupin shqiptar. Zemërimi i dy grupeve kalon edhe duke i gjuajtur veturat e njëra-tjetrës. E menjëhershme ka qenë intervenimi i policisë, të cilët kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore të Vjenës dhe kanë parandaluar që gjendja të eskalojë më tutje.
Kjo gjendje ka vazhduar në Vjenë deri në orët e mesnatës, kur policia ka arritur ta normalizojë gjendjen. Deri tash, përveç dëmtimeve të afro 14 veturave, në mesin e tyre edhe të policisë austriake, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër