Lajme
Të paktën dy shqiptarë në përleshjen që rezultoi me një të plagosur rëndë
Ata janë nga mosha 23 deri në 39 vjeç. Dy vijnë nga Kosova, ndërsa tre të tjerët vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra
Në mbrëmjen e të enjtes së kaluar ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave në Reiden, Kantoni i Lucernit. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
Tre persona kanë pësuar lëndime me këtë rast, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe dy të tjerë kanë marrë plagë të lehta, transmeton albinfo.ch. Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar rreth orës 17:15, siç njoftoi policia e Lucernit të martën.
Policia, për shkak të hetimeve, ka bërë qëllimisht me disa ditë vonesë publik rastin, ka thënë zëdhënësi i policisë, Urs Wigger.
Sipas të dhënave fillestare, të paktën pesë persona janë përfshirë në përleshje. Ata janë nga mosha 23 deri në 39 vjeç. Dy vijnë nga Kosova, ndërsa tre të tjerët vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Siç ka thënë zëdhënësi Wigger, edhe njerëz të tjerë mund të kenë qenë të përfshirë në incident, shkruan Luzerner Zeitung. Ky është tashmë objekt i hetimeve që po vazhdojnë, si dhe motivi dhe rrjedha e saktë e ngjarjes.
Për arsye taktike, Wigger nuk tregon nëse janë përdorur armë.
Incidenti nuk ka ndodhur gjatë karnavalit, thotë Wigger më tutje. Përleshjen në polici e kanë denoncuar palët e treta. Personi i përfshirë, i cili pësoi lëndime të konsiderueshme në këtë zënkë, u dërgua në spital nga individë privatë dhe u operua atje, sipas Wigger, përcjell albinfo.ch. Jeta e tij nuk është në rrezik.
“Personat e përmendur janë marrë në paraburgim në lidhje me sherrin”, tha Wigger. Prokuroria publike Sursee është duke e zhvilluar hetimin. Policia është në kërkim të dëshmitarëve që kanë bërë vëzhgime të dyshimta apo kanë vëzhguar përleshjen.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë