Lajme

Përleshja masive në festivalin në Bernë

Natën e 1 gushtit, pati një përleshje prej rreth 20 personash në terrenin e Festivalit të Liqenit Biel. Një burrë duhej të dërgohej në spital pasi ishte plagosur me thikë.

Policia kantonale në Bernë pak para orës 3 të mëngjesit, mori një porosi që në vendin e Liqenit Bielersee një person i plagosur me thikë është i shtrirë në dyshemenë e plazhit.

28 vjeçari i plagosur u dërgua në spital pasi mori ndihmën e parë në postin Samaritan.

Sipas hetimeve fillestare dy grupet thuhet se kishin pasur një provokim verbal duke bërë kështu që ky provokim të eskalojë dhe të përfundoj me therje.

Përleshja sipas policisë ka përfshirë rreth 20 persona ndërsa policia kantonale po kërkon dëshmitarë, shkruan 20 minuta, përcjell Albinfo.ch.