Maqedonia
Përkundër protestave të maqedonasve, nis mësimi shqip në Çashkë të Maqedonisë së Veriut
Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës së Çashkës të Velesit ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për nxënësit e klasës së parë.
Lajmin e konfirmoi për Alsat drejtori i Inspektoratit shtetëror të Arsimit, Halit Ferati, i cili sqaroi se mësimi ishte zhvilluar pa pengesa për të gjithë nxënësit pavarësisht përkatësisë etnike.
Mësimi në këtë shkollë nuk zhvillohej prej dy javësh për shkak të protestave të prindërve maqedonas, të cilët kundërshtonin hapjen e paraleles shqipe. Ministri i Arsimit dhe Drejtori i Inspektoratit të Arsimit akuzuan opozitën maqedonase si organizatorë të protestave në oborrin e shkollës.
“Problemin e këtyre paraleleve nuk e bën popullata e përgjithshme, por e bëjnë faktorët dhe njerëzit, të cilët janë përfaqësues të partive politike. Janë njerëzit e partive politike duke nisur nga VMRO-DPMNE, LSDM dhe Levica, ku unë posedoj fakte dhe argumente me fotografi, edhe janë bartur njerëz nga Qyteti i Velesit. Janë shumica banorë të Çashkës, unë dua ta cek se aty organizatorët e protestës me emër dhe mbiemër e di kush janë. Njerëzit kryesorë të partive politike nuk dalin publikisht, por janë organizatorët e gjithë protestës, duke nisur nga njerëz të punësuar në komunë. Këtu kemi ardhur në një epilog me fakte dhe argumente se edhe policia nuk e kryen punën si duhet, pasi që kolegët e vet janë organizatorët që të mos ketë rend dhe siguri në atë institucion”, deklaroi Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, përcjell albinfo.ch.
Dikasteri i Brendshëm njoftoi se sot drejtoresha së bashku me një mësimdhënës kanë kërkuar asistencë policore për të hyrë në godinën e shkollës. VMRO DPMNE-ja nga ana tjetër justifikon revoltën e banorëve maqedonas të Çashkës.
Pavarësisht se mësimin në shkollën e Çashkës e ndjekin rreth 80 nxënës shqiptarë, sipas VMRO-së bëhet fjalë për vendbanim të pastër maqedonas, ku nuk ka banorë të bashkësive të tjera etnike. Në ato vende ku ka banorë të bashkësive të tjera etnike, sipas kësaj partie, zhvillohet mësim në gjuhën e tyre amtare. /Alsat.mk
E-Diaspora
-
Orkestra e të Rinjve të Kosovës, koncert për 28 Nëntorin, në Gjermani Po këtë ditë, më 30 nëntor në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit do të...
-
Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”
-
Düsseldorf: Marigona Qerkezi, me performancën e saj, ngre në këmbë publikun
-
Austri: 16 ekipe shqiptare, pjesëmarrëse në Turneun e Pavarësisë
-
Shasime Osmani synon të sjellë një zë shqiptar dhe emigrant në Asamblenë e Bernës
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët në Valais pinë më shumë Observatori Shëndetësor i kantonit Valais donte të kontrollonte stereotipin se të rinjtë në kantonin e tyre...
-
Brienz-i sërish në alarm
-
Tarifat e Trump mund të godasin eksportuesit zviceranë
-
Gratë ende paguanin më pak në Gjenevë
-
Rritja e kostove të shërbimeve shëndetësore, si të veproni?