E-Diaspora
Përkujtohet në Gjenevë jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Viti i sivjetmë në të gjitha trojet shqiptare pa përjashtuar këtu edhe mërgatën tonë në të pesë kontinentet e botës ,është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut.
Në mënyrë që kjo ngjarje me rëndësi jetike të festohet sa më dinjitetshëm edhe në Gjenevë, veprimtari i çështjes sonë kombëtare Naim Hazir Shala, njëherësh edhe i burgosur politik i ndërgjegjes sonë nacionale, ka hartuar ditë më parë një program jashtëzakonisht tërheqës dhe përmbajtjesor.
Këtij projekti të z.Shala pa asnjë hezitim i janë bashkëngjitur Ambasada e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht ajo e Republikës së Kosovës me seli në Bernë, si dhe Përfaqësitë tona konsullore në Gjenevë.
Po ashtu gatishmëri për të ndihmuar mbarëvajtjen e kësaj ngjarje të një rëndësi të veçantë historike kanë shprehur edhe Rrethi Shqiptar në Meyrin dhe Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, si dhe Shoqata e Klube kulturore nga ky kanton dhe kantone të tjera të Zvicrës, frëngjishtfolëse, siç ishte rasti me Shoqëritë kulturore tashmë të perfeksionuara“Ilirët”e Lozanës,“Rapsodët” e Gjenevës, dhe Ansambli i këngëve tona burimore “Gëzuar”i cili për mërgimtarët tanë në këtë kanton është bërë pasaportë identiteti e trashëgimisë sonë kulturore.
Konferencierja e kësaj Akademie solemne zonja Arta Kryeziu Osmani, bartëse e shumë veprimtarive kulturore dhe artistike të pranishmit e shumtë në Amfiteatrin “Ecole des Boudines”të komunës Meyrin, i ka ftuar në një minutë heshtjeje në nderim të atyre që nëpër shekuj ranë në ruajtje të identitetit tonë kulturor e kombëtar.
Një nga befasitë më të këndshme për pjesëmarrësit e kësaj ceremonie madhështore ka qenë lajmi që në mesin tonë gjenden edhe dy figura të dekoruara me çmimin”Nderi i Kombit”Aktori ynë i Madh Mirush Kabashi dhe prof.Astrit Rakip Leka, si protagonisti kryesor i vënies së Bustit të Skënderbeut”pranë brigjeve të bukura të liqenit Leman të Gjenevës,si dhe mikesha angleze e kombit tonë Patricia Nuegee, e cila me praninë e saj në këtë manifestim na ka rikujtuar të famshmen Edith Durham.
Zonja, Nuegee me përkushtim e sakrificë të paparë ka bërë koleksionimin e dhjetëra veprave dhe artefakteve të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ky thesar i çmuar i ruajtur me aq dëshirë e pasion nga koleksionuesja angleze Nuegee u ekspozua në vitrinat e librit të“ Ecole des Boudines”të cilat janë të destinuara për paraqitjen e veprave të kësaj natyre.
Me kumtesa dhe studime mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-SKËNDERBEUT,janë paraqitur:Irfan Musmurati,Naim Hazir Shala,Agim Paçarizi,Albana Krasniqi Malaj,dhe i ftuari special i kësaj Akademie prof,dr.Frashër Demaj.

Secili nga diskutuesit ka trajtuar pikat më të ndritura të veprimtarisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut,i cili u përshkrua si arkitekti kryesor i krijimit të kombit shqiptar.
Posaçërisht kureshtjen e të gjithëve e ka zgjuar kumtesa shkencore e prof.dr.Frashër Demaj“Skënderbeu simbol i kombit shqiptar”Nga kjo kumtesë kanë dalë në pah fakte deri tash të panjohura nga jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Prof.dr.Frashër Demaj,përpjekjet e disa qarqeve antishqiptare për ta nxjerrë Skënderbeun si një luftëtarë përplasjesh ndërmjet religjionit të krishterë dhe atij myslimanë i konsideron të paqëndrueshme. Ai,thotë që dokumentet arkivore e thonë të kundërtën.
Sipas,prof.dr.Frashër Demaj,përpjekjet më serioze për ta vrarë Skënderbeun kanë ardhur pikërisht nga Venediku,ky një fakt që demanton spekulimet e gojëkqinjëve që betejat e tij ishin të karakterit fetar.
Gjithashtu me rrëshekun e shtrigës këto qarqe përhapin të pavërtetën se e ëma e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ishte sllave.Provat materiale i demantojnë këto trillime,gjë që është dëshmuar me qindra herë që Vojsava e ëma e Skënderbeut ishte puro shqiptare dhe vinte nga Pollogu iTetovës.
Përshkrimet kuturu dhe pa qasje në dokumente mbi pamjen fizike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,po ashtu janë të pasakta thotë studiuesi Demaj.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte shpatullgjerë dhe shtatlartë ngase shpata e tij e modelit turk dhe përkrenarja që ruhen në Muzeun Kombëtar të Vjenës,janë të dimensioneve të ndryshme.
Sidomos shpata si arma e tij më e përsosur e luftës peshonte mbi tre kilogramë edhe ky argument shpije kah e vërteta se Skënderbeu ishte trupgjatë dhe i zhdërvjellët.
Historiani ynë i njohur Frashër Demaj autor i shumë librave dhe studimeve historike figurën e Skënderbeut e radhit në mesin e figurave më të shquara të Evropës.
Në këtë kumtesë tamam shkencore e të bazuar fillim e fund në argumente prof.dr.Frashër Demaj,përveç studiueseve shqiptarë të veprës së Skënderbeut përmend edhe një numër studiuesish të huaj,venedikas,turq,francezë e amerikanë,të cilët studimet e tyre i kanë mbështetur në dokumentet e gjetura në arkiva,dhe falë këtyre fakteve është paralizuar çdo përpjekjeje e sllavëve të Ballkanit,që Skënderbeun ta tjetërsojnë nga të qenurit shqiptar, dhe me rrënjë nga Hasi i Kosovës.
Diku mbi 600 vepra historike dhe letrare janë shkruar për këtë personalitet me përmasa botërore dhe të gjitha këto studime qofshin historike apo letrare,Skënderbeun e njohin si një hero të papërsëritshëm të kombit shqiptar,dhe si njërin nga katër heronjtë më të mëdhenj të Evropës.
Ndërkohë zonja Kryeziu -Osmani udhëheqëse e këtij programi festiv para të pranishmëve ka lexuar edhe një letër përshëndetje të z.Ilir Mehmeti,profesor pranë Katedrës së Historisë në Universitetin shtetëror të Tetovës,i cili ka përgëzuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij jubileu,duke thënë që vetëm kështu ruhet trashëgimia jonë e lavdishme historike dhe kulurore.
Mirush Kabashi me interpretimet e tij brilante ndërpritet disaherë nga duartrokitjet e shikuesve
Aktori ynë i madh Mirush Kabashi i dekoruar meritueshëm“Nderi i Kombit”me interpretimet e tija të shkëlqyera ka ngritur të gjithë në këmbë.Ky artist që ndërvite na ka bërë kudo krenar me paraqitjet e tij të mrekullueshme sikur ka trashëguar diçka nga gjenet e Aleksandër Moisiut.
Interpretimi dhe loja e përkryer e tij,s’njohin moshë.Ai edhe sot duke rrëmbyer zemrat e qindra shikueseve dëshmoi dashurinë për artin.Skena është ushqimi i tij i vetëm,pa të cilën edhe nuk mund ta imagjinoj dot jetën.
Kabashi i aftë për të interpretuar çdo varg të rilindësve tanë sot të pranishmit e kësaj Akademie i entuziazmoi me vargjet e Ando Zako Çajupit,Naim Frashërit,Vaso Pashë Shkodranit,etj.
Duke dashur të thotë që pa përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtar nuk do të ishim këtu ku jemi ai shkëputi kujtime nga jeta e Charles Teleford Erikson në Shqipëri.
Erikson i lindur në Galesburg, Illinos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kaloi gati tridhjetë vjet në Shqipëri,në cilësinë e misionarit dhe diplomatit.
Kabashi thotë që Erikson është nga më të merituarit që me ndikimin e drejtpërdrejtë të shtetit të tij u evitua zhbërja e Shqipërisë nga fqinjët e saj ekspansionist.
Për të nderuar përkushtimin e këtij diplomati dhe shkrimtari të njohur amerikan ndaj Shqipërisë,Kabashi para audiencës lexoi një poezi të shkruar nga vetë Erikson,e cila i dedikohet Skënderbeut si figurë kryesore e shqiptarëve.
Interpretimi i kësaj poezie nga Kabashi,ishte aq i fuqishëm dhe linte përshtypjen sikur ai vërtetë po bënë dialogun me Skënderbeun.
Paraqitjet e Kabashit çdoherë janë me përmbajtje dhe mesazh kanë unitetin ndërshqiptarë.
Disa nga artdashësit të impresionuar me aktrimin e Kabashit në shenjë nderi dhe respekti i dhuruan atij edhe tufa të shumta lulesh.
Ndërkaq aktori nga Kosova Adem Muji ,i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Gjenevë,tek shikuesit përcolli një varg porosish të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,të cilat edhe pse kanë kaluar mbi pesë shekuj janë me mjaft vlerë edhe në ditët e sotme.
Programi i kësaj Akademie fitoi në vlerë sidomos pjesa artistike kur në skenë me grupin e solistëve u paraqit Naim Hazir Shala, i cili me zërin e tij prej baritoni kënaqi të gjithë me këngën “Fryn Murlani” këngë kjo që i kushtohet kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Shoqëria Kulturore Artistike “Ilirët”nga Lozana me një përvojë gati 25 vjeçare u paraqit me disa këngë atdhetare.
Po ashtu mbresëlënëse ishin edhe paraqitjet e grupeve muzikore”Gëzuar” dhe”Rapsodët“nga Gjeneva,të cilat edhe pse në kushte të rënda materiale po begatojnë jetën tonë kulturore në mërgim.
Moderatorja, Arta Kryeziu –Osmani u tregua tejet e vëmendshme kur të pranishmit i thirri edhe për një minutë tjetër heshtjeje në nderim të veprës së koreografit Agron Bajrami i cili para pak ditësh vdiq dhe u varros këtu në Zvicër.
Në pamundësi për të përfshirë në një shkrim Gazete të gjithë akterët e këtij manifestimi po theksojmë që me prezencën e tyre këtë përvjetorë të shenjtë të kombit tonë e nderuan edhe Ambasadorët Nazane Breca,e akredituar në Bernë,si përfaqësuese e Republikës së Kosovës,dhe z.Ilir Gjoni,me të njëjtin funksion nga Republika e Shqipërisë.
Z.Gjoni u paraqit me një fjalë rasti ku ndër të tjera tha:”Jemi me shumë fat që një popull kaq i vogël kemi personalitete të rangut botëror si Skënderbeu,Nënë Tereza,Ferid Murati e Ismail Kadare”.
Më pastaj Gjoni tha unë me këto pak fjalë po përfaqësoj edhe kolegen këtu pranë meje zonjën Breca, kur dihet që heronjtë e mi janë edhe heronj të saj.
Si rëndom i pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe Konsulli ynë i Përgjithshëm në Gjenevë, Ramadan Avdiu.
Nergut në këtë ngjarje nga Prishtina kishte ardhur edhe z.Gazmend Islami,kryetar i Ballit Kombëtar të Kosovës.
Meqë sot në Gjenevë, bënte kohë e bukur shumica e pjesëmarrësve bënë homazhe pranë shtatores së Skënderbeut,më ç’rast vendosën edhe kurora lulesh.
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë