Kosova

Përkujtohet ish-presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova vdiq nga një sëmundje e rëndë në janar të vitit 2006. Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës së pas luftës dhe ishte themeluesi i LDK-së

Kryesia e LDK-së, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Velani.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, është shprehur se presidenti Rugova ka qenë dhe mbetet simbol i një lideri historik i cili u njoh edhe ndërkombëtarisht, përcjell albinfo.ch.

Pas homazheve te varri, kryesia e LDK-së, ka vizituar familjen Rugova.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në shënim të përvjetorit të 12 të vdekjes së tij.

Ibrahim Rugova vdiq nga një sëmundje e rëndë në janar të vitit 2006. Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës së pas luftës dhe ishte themeluesi i LDK-së.

Njihet si lideri që krijoi miqësi me SHBA-të dhe BE-në dhe kauzën e Pavarësisë së Kosovës e ngriti në të gjitha nivelet botërore.