Lajme
Përkujtim i 14 të vdekurve, zi kombëtare në Republikën Çeke
Me një zi kombëtare njëditore, Republika Çeke kujtoi sot të vdekurit dhe të plagosurit pas sulmit shkatërrues me armë në Universitetin Charles në Pragë.
Në ndërtesat publike si shkollat dhe bashkitë, flamujt u valëvitën në gjysmështizë të shtunën dhe kishin një brez të zi teksa në orën 12 të mesditës njerëzit mbajtën një minutë heshtje, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.
Kambanat e kishave ranë në gjithë vendin. Shumica e ngjarjeve Advent dhe kulturore janë anuluar. Stacionet televizive ndryshuan programet e tyre.
Një shërbim funeral qendror u mbajt në Katedralen e Shën Vitusit në Kështjellën e Pragës, ku mori pjesë edhe Presidenti Petr Pavel.
“Ne të gjithë përpiqemi të ndërtojmë një parajsë në tokë, por realiteti i jetës na tregon se e keqja ekziston”, tha Kryepeshkopi i Pragës, Jan Graubner.
Ai bëri thirrje gjithashtu për pasoja: “Po vërejmë një rritje të depresionit dhe vetëvrasjeve tek fëmijët dhe të rinjtë, por flasim vetëm për rritjen e numrit të psikiatërve”.
Dihen emrat e viktimave
Njerëzit vazhduan të vendosnin lule dhe të ndezin qirinj para ndërtesave të Universitetit në Pragë. Ndërkohë janë bërë të ditur edhe emrat e të vdekurve. Mes tyre është edhe drejtuesja e Institutit të Muzikologjisë në Universitetin Charles, Lenka Hlavkova. Edhe gazeta “Lidove noviny” publikoi vdekjen e një punonjësi që studionte për gjuhën e shenjave në universitet.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh