Lajme
Përkeqësohet klima e biznesit në Gjermani
Ndjenja e biznesit midis kompanive gjermane u përkeqësua më shumë se sa pritej në korrik, duke shënuar rënien e dytë mujore radhazi.
Sondazhi mujor, i cili përfshin rreth 9,000 firma gjermane në prodhim, shërbime, tregti dhe ndërtim, tregoi se Indeksi i Klimës së Biznesit ifo ra nga 88.6 pikë në qershor në 87 në korrik, duke mos arritur parashikimet e ekonomistëve për një rritje 88.9.
Kjo rënie e përgjithshme e besimit të biznesit, u shkaktua nga përkeqësimet, si në kushtet aktuale, ashtu edhe nga pritshmëtitë e biznesit për gjashtë muajt e ardhshëm.
Treguesi i pritshmërive ra në 86.9 në korrik, nga 89 i muajit të mëparshëm dhe ai i parashikuar 89. Indeksi për kushtet aktuale ra nga 88.3 në 87.1, nën 88.5 të parashikuar.
Klima e biznesit në sektorin e prodhimit është përkeqësuar ndjeshëm, me vlerësimet e situatës aktuale dukshëm më të dobëta.
Në sektorin e shërbimeve, indeksi ra sërish pas përmirësimeve të fundit, kryesisht për shkak të pritshmërive më pesimiste.
Ndjenja e sektorit të shitjes me pakicë gjithashtu u përkeqësua, me kompanitë që shprehën më pak kënaqësi me kushtet aktuale të biznesit. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për shitjen me pakicë, ku dyshimet për pritshmëritë e ardhshme u rritën.
“Skepticizmi për muajt e ardhshëm është rritur ndjeshëm. Ekonomia gjermane ka ngecur në krizë,” tha Clemens Fuest, President i Institutit ifo.
Të mërkurën, S&P Global zbuloi se aktiviteti i sektorit privat gjerman u tkurr në korrik, për shkak të përkeqësimit të kushteve të prodhimit dhe rritjesmë të ngadaltë se sa pritej në shërbime.
Dr. Cyrus de la Rubia, drejtues ekonimik në Bankën Tregtare të Hamburgut, vuri në dukje se faktori më i rëndësishëm, që ndikon në sektorin e prodhimit gjerman, është humbja në rritje e pjesës së tregut global nga prodhuesit gjermanë të makinave dhe makinerive, ndaj konkurrentëve kinezë, e cila po bëhet një çështje strukturore.
Deutsche Bank raportoi humbjen e saj të parë për tremujor, në katër vjet. Banka më e madhe gjermane postoi një humbje neto prej 143 milionë euro ose 0,28 euro për aksion, krahasuar me një fitim prej 763 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo humbje për bankën më të madhe të Gjermanisë është kryesisht për shkak të një tarife prej 1.3 miliardë eurosh në tremujorin e qershorit, për kostot e vazhdueshme gjyqësore nga blerja e Postbank në vitin 2008.
Banka akordoi gjithashtu 476 milionë euro për humbjet e mundshme të kredisë, për shkak të stresit të vazhdueshëm në kreditë tregtare për pasuri të paluajtshme.
Euro mbeti përgjithësisht e qëndrueshme ndaj dollarit, me kursin e këmbimit që luhatet rreth 1.0850. Veçanërisht, euro ra gati 1% kundrejt jenit japonez, dita e pestë radhazi të rënies.
Yield-et e obligacioneve sovrane europiane ranë, pasi investitorët rritën pritshmëritë për uljen e normave të Bankës Qendrore Europiane, pas fitimeve të zymta të korporatave dhe të dhënave të dobëta ekonomike/ Euronews
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën