E-Diaspora
Përjetimin si refugjat e bëri film, shpërblehet Erblin Nushi në SHBA
Tani 26 vjeç, Nushi e ka shndërruar përjetimin e asaj dite në një film 20 minutësh “Bini”, të cilin e xhiroi për pesë ditë në Kosovë
Përjetimin e tij si refugjat kosovar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 e përjetësoi përmes një filmi të shkurtë për të cilin u shpërblye në një festival amerikan, dhe me të cilin diplomoi në një universitet të të njëjtit vend.
Bëhet fjalë për Erblin Nushin, i cili atëkohë kishte qenë vetëm gjashtëvjeçar, dhe 20 vjet më pas mblodhi guximin që ta dokumentojë atë eksperiencë për të cilën thotë se familja dhe bashkëvendësit e tij nuk preferojnë që ta përmendin.
Qëllimi dhe inspirimi i Nushit bashkëdyzohen me rastet e kohëve të sotme të refugjatëve të cilët kanë ngjallur dhembshurinë e të riut i cili një kohë kishte qenë në të njëjtën pozitë, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Shkrimi i plotë për The Washingtonian:
Erblin Nushi ishte gjashtëvjeçar kur ushtarët serbë erdhën në vendlindjen e tij në Pejë (Kosovë) duke i tubuar prindërit, motrën dhe atë në një kamion drejt kufirit shqiptar. Në Shqipëri, familja refugjate gjeti siguri deri pas përfundimit të Luftës së Kosovës, kur edhe mundën të kthehen te një shtëpi me ndryshime.
Tani 26 vjeç, Nushi e ka shndërruar përjetimin e asaj dite në një film 20 minutësh “Bini”, të cilin e xhiroi për pesë ditë në Kosovë. Fillimisht, si punim i tij i diplomës në Universitetin George Mason, ky film – i titulluar me nofkën e tij të fëmijërisë – ishte përzgjedhur si finalist për Çmimet Akademike të Studentëve dhe pranoi çmimin e jurisë për filmin më të mirë lokal DMV në Festivalin e Filmit DC Shorts. Nushi bisedoi me Washingtonian për rikrijimin e asaj dite në Kosovë 19 vjet më parë.
A mund të më shoqërosh përgjatë asaj dite?
Për mua ishte sikurse secila ditë tjetër. Fillimisht, ishte mjaft normale sepse ditën tjetër supozohej të ishte festë dhe bëmë pazar e blemë sheqerka. Prandaj i referohem sheqerkës në film tani. Ishte vërtetë e çuditshme sepse nuk e dija se çfarë po ndodhte. Prindërit po më mbronin. Gjatë tërë kohës më thoshin se po largoheshim për diçka por vetëm më pas e mora vesh se ku shkuam. Gjithçka u çmend. Pos më kujtohen shumë njerëz në rrugë dhe të gjithë duke u larguar. Është një turbullirë e madhe për mua sepse kishte qenë shumë kohë më parë. Isha vetëm gjashtë vjeçar, por më kujtohet se si ne ishim rrasur në një kamion pa mundur të marrim frymë, dhe njerëzit duke bërtitur.
Si ishte ta përktheje këtë në një film?
Ishte diçka vërtet interesante sepse isha aq i ri [atëkohë dhe] nuk mundja ta kuptoj atë që po ndodhte. Kur e shkrova tregimin, e dija madhësinë e traumës nëpër të cilën kisha kaluar, por nuk e përjetova atë apo ndonjë çrregullim post-traumatik deri pasi xhiruam. Ishte dita e tretë kur vërtet më ra kokës. Më erdhi sikur ‘Oh Zot, vërtet kam kaluar nëpër këtë’. Është e vështirë. Për mua që nuk isha i vetëdijshëm ishte paksa më e lehtë.
Si arrite ta pranosh traumën?
Tani për tani, për mua e gjithë kjo është një proces shërimi. Si shtet lëvizëm vërtet shpejt nga lufta dhe nuk folëm kurrë për këtë. Veç ishim të lumtur që po lëviznim tutje, që po krijonim jetë të reja, dhe që më në fund kishim vendin tonë. Njerëzit që kaluan nëpër [këtë gjë] nuk flasin për të. Familja ime kurrë nuk ka folur për atë ditë. Kisha kujtime dhe nuk e dija se si t’i procesoja sepse askush s’fliste për to. Kur e bëra filmin dhe fola për të, nuk ndjehesha më vetëm.
Pse e bëre tani?
Desha që ta tregoj këtë tregim shkaku i gjithçkaje që po ndodh ditëve të sotme me krizat e refugjatëve dhe fëmijëve që po ndahen nga familjet e tyre. Si viktimë dhe si dikush që vetë ka kaluar nëpër këtë gjë, nuk ia dëshiroj askujt. Ma thyen zemrën kur e shoh këtë gjë duke ndodhur tani në botë. Dua që të bëj diçka për këtë. Kjo ishte mënyra e vetme që e gjeta [përmes së cilës mund] të them diçka dhe t’iu jap zë atyre njerëzve me artin tim. Filmi ishte për tërë jetët e humbura në Kosovë, për t’i përkujtuar ata dhe për t’u dhënë zë, sepse ata paka shumë ishin harruar. Zakonisht bëj filma që janë probleme me drejtësinë shoqërore sepse më pëlqen të krijoj art, por për mua – që të jem i kënaqur me të – duhet të ketë një kuptim dhe mesazh.
Çfarë do të pasojë nga ju tash pasi keni diplomuar në George Mason?
Po punoj në disa projekte. Caku i secilit filmbërës është që ta bëjë një film të (metrazhit të gjatë). Po e shkruaj Binin si të tillë. Po e zgjeroj, sepse ka shumë gjëra që nuk u përfshinë në atë të metrazhit të shkurtë. Kur po e shkruaja skenarin për filmin e shkurtë, intervistova një numër njerëzish për atë ditë dhe se si kishte qenë eksperienca e tyre. Dallon shumë nga personi në person. Se si e kisha parë si gjashtëvjeçar ishte tërësisht ndryshe nga dikush që ishte 15 vjeçar, 30 apo 40 sosh. Impakti ishte aq i ndryshëm, dhe kjo më vjen shumë interesant.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?