Maqedonia
Përjashtohet nga partia deputeti Kastriot Rexhepi
Ai e shpëtoi Qeverinë e Zoran Zaevit nga shkarkimi
Deputeti i Lëvizjes “Besa”, Kastriot Rexhepi, i cili ishte dje kryetemë e zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut, është përjashtuar sot nga partia.
Lajmin e ka dhënë kryetari i partisë, Bilall Kasami, i cili tha se Rexhepi dëmtoi prestigjin e partisë.
“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, i cili ditë më parë nuk u paraqit në Kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë, me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore, përkatësisht nenit 14, paragrafit, 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenit anëtar i Lëvizjes BESA”, ka shkruat Kasami, transmeton Albinfo.ch.
Kastriot Rexhepi ishte deputeti i cili pamundësoi rrëzimin e Zaev-it, duke u larguar nga seanca në mënyrë misterioze.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih