Shkurt.ch
Përgjysmim i rasteve të ekstremizmit islamik në ushtrinë e Zvicrës
Në vitin 2017 është shënuar për herë të parë pas disa vitesh (nga viti 2013) ulje e numrit të paraqitjeve ekstremiste me motive xhihadiste

Këshillimorja profesionale për ekstremizmin në kuadrin e Ushtrisë zvicerane gjatë vitit të kaluar ka regjistruar 42 raste të paraqitjeve ekstremiste në mesin shërbyesve ushtarakë.
Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes (VBS), në vitin 2017 është shënuar për herë të parë pas disa vitesh (nga viti 2013) ulje e numrit të paraqitjeve ekstremiste me motive xhihadiste, shkruan albinfo.ch duke iu referuar një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërsa në krahasim me një vit më parë, me vitin 2016 bëhet fjalë për një përgjysmim të rasteve në fjalë. Gjithsej janë regjistruar tetë (8) raste të ekstremizmit islamik në ushtri.
Gjithashtu, këshillimorja në fjalë bën me dije se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur raste që do të kishin rrezikuar sigurinë. Megjithatë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara gjatë vitit 2017 ka qenë pak më i madh se gjatë viteve të kaluara.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)