Lajme
Një pandemi e mundshme ishte parashikuar që më 1997 !
Shefat britanikë të shëndetësisë kishin hartuar një plan emergjence për një grip pandemik që në vitin 1997, i cili përfshinte një program të gjerë vaksinimi, mbyllje të mundshme të shkollave dhe kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare.
Planet u zbuluan në dokumentet e arkivuara që thonë se mjekët besonin se një pandemi ishte “e afërt” dhe kishte të ngjarë të shfaqej në Lindjen e Largët, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Dosjet tregojnë se Departamenti i Shëndetit, Shërbimeve Sociale dhe Sigurisë Publike të Irlandës së Veriut mori një plan emergjence të gripit pandemik në BM që në mars 1997.
Plani theksonte se “kushtet bashkekzistuese sugjerojnë se një pandemi është e afërt”.
Dhe, kjo kishte të bënte me shfaqjen e një lloji të ri të virusit të gripit që kishte një zhvendosje të theksuar antigjenike, pra një virus i ri.
”Një përqindje e lartë e njerëzve të prekshëm nuk ka imunitet ndaj virusit të ri as nga vaksinimi ose nga infeksioni i mëparshëm me një virus të ngjashëm… provë se virusi i ri mund të përhapet dhe të shkaktojë sëmundje pandemike”, thuhet në dosje.
”Në mënyrë tipike, viruse të reja të gripit janë shfaqur në Lindjen e Largët dhe janë përhapur në gjithë Azinë ose antipodët në Evropë”, theksohej në dosje.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit