Shkurt.ch
Përgatitje për menaxhimin e katastrofës humanitare
Autoritetet tuniziane janë në kufi të mundësive të tyre për të përballuar valët e refugjatëve
Organizata e OKB-së për ndihmë refugjatëve UNHCR dhe Kryqi i Kuq po i bëjnë përgatitjet e tyre për rastin e mundshëm të një katastrofe humanitare në kufirin në mes të Libisë dhe Tunizisë. Ato kanë edhe mbështetjen edhe të dy punëtorëve humanitarë zviceranë, të cilët, në lokalitetin kufitar Ras Jadir janë duke i shqyrtuar mundësitë e sjelljes së ndihmave zvicerane në vendin e ngjarjes. Sipas UNHCR-së, vetëm të hënën kufirin në Ras Jadir e kanë kaluar 14`000 njerëz. Ndërkaq, siç njofton për mediet zvicerane Marcel Helfenstein nga një organizatë humanitare e Zvicrës, autoritetet tuniziane janë në kufi të mundësive të tyre për të përballuar valët e refugjatëve. Një ekip tjetër emergjent i Zvicrës është duke qëndruar në gjendje gatishmërie në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha