Kosova
Takimi i Haradinajt me një delegacion amerikan
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori James Inhofe, dhe i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryeministri Haradinaj, me këtë rast, shprehu falënderim të posaçëm ndaj senatorëve dhe kongresistëve amerikanë që ishin sot në Kosovë në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë.
“Amerika është lidhja më e rëndësishme e Kosovës. Ne jemi përgjithmonë të rreshtuar krah Amerikës dhe jemi aleatët më besnikë të saj“, tha kryeministri Haradainaj, duke shprehur po ashtu falënderim për mbëshetjen e SHBA-së në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, e veçmas tani në këtë fazë të rëndësishme të përmbylljes së shumë temave të rëndësishme për vendin.
Më tej, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova ndan vlerat dhe prioritetet me Amerikën në një gamë të gjerë aktivitetesh.
Kryeministri Haradinaj në këtë takim foli edhe për procesin e dialogut, konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe fuqizimin ekonomik.
“Kosova është e përkushtuar për dialog, për fqinjësi të mirë dhe për partneritet të qëndrueshëm me vendet aleate dhe miqësi të përhershme me SHBA-në. Mbi këto vlera është ndërtuar edhe shteti ynë dhe mbi këto vlera do të qëndrojmë gjithmonë“, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-së.
Ndërkaq, senatori Inhofe u shpreh i nderuar që udhëhoqi delegacionin amerikan, në Kosovë. “Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja jonë do të vazhdojë”, tha Senatori Inhofe.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore