Kosova

Përfundon takimi i dytë për Asociacionin, i organizuar nga Ambasada amerikane

Në orët e mbrëmjes Ambasada amerikane në Prishtinë ishte nikoqire e një takimi, siç tha, me palët e interesit për të diskutuar për Asociacionin, si vazhdimësi e takimit të 31 janarit, përcjell albinfo.ch.

Takimi joformal në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, për të diskutuar për Asociacionin raportohet se ka përfunduar.
Agjencia e lajmeve Kosova Press shkruan nga vendi i ngjarjes se pjesëmarrësit në rezidencën e diplomatit amerikan – përafërsisht të njëjtit që morën pjesë edhe në takimin zyrtar të mbajtur në Ambasadën amerikane, tashmë janë larguar.

Tema, siç ishte më 31 janar, edhe sonte ishte Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe opsionet e themelimit të tij.