Shkurt.ch

Përfundon shkollën fillore në moshën 100-vjeçare

Se kurrë nuk është vonë për shkollim e ka konfirmuar rasti i meksikanes Manuela Hernandez, e cila në moshën 100-vjeçare e ka përfunduar shkollën fillore.

 
Ajo ka lindur në shtetin Oaxaca të Meksikës në qershor të vitit 1913, një vit para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
 
Manuela Hernandez kishte braktisur shkollën në klasën e parë, për të ndihmuar familjen e saj të varfër.
 
Hernandez ka vazhduar shkollimin e saj në vitin ‘99, pasi ajo ishte nxitur nga nipi e saj dhe ka marrë një diplomë në një ceremoni speciale.

“Unë e dua shkollën, por për fat të keq, nuk munda ta vazhdoj”, tha njëqindvjeçarja dhe ka premtuar se do ta vazhdojë shkollimin e mesëm.

Por, kjo nuk e ndryshon gjendjen në shtetin Oaxaca. Në fakt, më shumë se gjysma e popullsisë nën 15 vjeç nuk e kanë përfunduar shkollën fillore, thonë zyrtarë nga Ministria e Arsimit në Meksikë