Gjuha
Përfundon shkolla verore “Ta njohim atdheun”
Në shkollën verore “Ta njohim atdheun”, që u mbajt në Rugovë të Pejës, morën pjesë më shumë se 40 nxënës, pjesë të shkollës shqipe në diasporë, nga Gjermania, Zvicra, Greqia, Italia, Anglia, Franca, Austria, por edhe fëmijë nga Kosova
Nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me traditat dhe kulturën shqiptare, të mësojnë për gjuhën shqipe, të komunikojnë dhe t’i shkëmbejnë njohuritë mes vete, si dhe të vizitojnë vende të ndryshme me rëndësi historike dhe kulturore.
Me rastin e përfundimit të kësaj shkolle, nxënësit pjesëmarrës, me një program të pasur kulturor, i shpalosën krijimtaritë e tyre para publikut të pranishëm në këtë kamp veror. Ata recituan poezi, hodhën valle dhe kënduan këngë të ndryshme – të gjitha këto të përgatitura gjatë qëndrimit të tyre 6-ditor në kamp.
Me këtë rast, Ministria e Diasporës u dha certifikata mësuesve dhe fëmijëve pjesëmarrës, të cilët i falënderuan dhe i uruan për angazhimin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe, duke kërkuar nga ta që miqësia e krijuar të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, si mësuesit, po ashtu edhe fëmijët, e falënderuan Ministrinë e Diasporës për organizimin e këtij aktiviteti. Ata kërkuan që këto aktivitete të bëhen tradicionale.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











