Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Çeki, 1 : 0 për vendësit

Pas vetëm 3 minutash lojë, çekët kaluan në epërsi me golin e Tomas Chory

Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve.

Pas vetëm 3 minutash lojë, çekët kaluan në epërsi me golin e Tomas Chory.

Vendasit vazhduan me presion ndaj portës së Shqipërisë, me lojtarët tanë që dukeshin si të humbur në fushë.

Nedim Bajrami rrezikoi në minutën e 24-të, por që goditja e tij ishte jashtë porte.

Qazim Laçi pati një mundësi të artë për asistim, por që goditi topin më fortë se që duhej, duke e dërguar atë në duart e portieri çek.

Mbetet të shihet se çfarë ndryshimesh do të bëjë Sylvinho në pjesën e dytë, pasi në të parën ishin shumë larg nga Shqipëria që jemi mësuar ta shohim.