Shkurt.ch

Përfundon me Porshe në lumë

Spektakël i vërtet. Pas 14 orësh kërkimi, policia kantonale e Cyrihit kishte rezervuar një vinç gjigant të mërkurën për të nxjerrë nga ujërat e lumit Rhein në Eglisau,  Porshen e shtrenjt 200 mijë frangash.

Mbi urën e lumit Rhein ishin mbledhur qytetarë të shumtë për të shikuar këtë ngjarje të pazakontë.

Stefan Oberlin, zëdhënës i Kantonit të Cyrihut ka konfirmuar për portalin 20min se ishte një 29-vjeçar, pronar i makinës sportive që shkaktoi aksidentin të dielën mbrëma.

Policia e kantonit kishte hequr nën ujë targat e makinës për të mos kuptuar identitetin e të aksidentuarit.

Ngjarja kishte kur shoferi i makinës sportive “Porshe” kishte ngatërruar shpejtësitë, në vend që të voziste para kishte vepruar të kundërtën duke përfunduar në lumin Rhein.

Pronari i makinës sëbashku me shokun e tij vetëm e kishin vëzhguar fundosjen e makinës.

Më pas policia me anije e kishin kërkuar në ujërat e lumit Rhein, automjetin e tipi “Porshe”, i cili ishte zhdukur pa gjurmë.