Integrimi

Përfundon aventura e Hajvalisë në Zvicër, 1 humbje e 2 fitore

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Skuadra kosovare, Hajvalia, ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës shqiptare në Cyrih, kampionin e shqiptarëve në Zvicër, FC Kosovën, klubi i parë i futbollit të mërgimtarëve që hyri në ligën e parë rajonale të Zvicrës.

Raportohet për një ndeshje mjaft të mirë dhe korrekte, ndërsa interesimi i tifozëve ishte i madh për të parë këtë ndeshje miqësore që është zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Rreth 2 mijë shikues u ndanë të kënaqur me lojën e treguar nga të dyja skuadrat, që kishte përfunduar me rezultat 2:3 në favor për mysafirët nga Kosova.

Këngëtari i njohur, Mehedin Pergjegjaj Meda, i ka argëtuar shikuesit në stadium pas ndeshjes miqësore në Cyrih.

Hajvalia e kishte nisur mirë fazën përgatitore në Zvicër, duke e mposhtur edhe Dardaninë e Bazelin me rezultat 2:0, por jo edhe ekipin zviceran në superligën zvicerane, Sion.

Djelmoshat e Mentor Miftarit pësuan humbje të thellë në përballjen me fituesin e kupës së Zvicrës me rezultat 5:1.

Sido që të jetë, aventura e Hajvalisë në Zvicër ishte një rast shumë i mirë për futbollistët kosovarë, të cilët do të shpresojnë se kanë rënë në sy të ndonjë prej menaxherëve zviceranë.

Foto: Adnan Asllani