Kosova
Përfundon afati i gushtit i provimit të Maturës Shtetërore
Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues
Provimit të Maturës në afatin e gushtit sot i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim. Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues, transmeton albinfo.ch.
Komisioni Shtetëror i Maturës i uron të gjithë maturantët në Kosovës të cilit i janë nënshtruar provimit në afatin e gushtit, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi.
“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pasur mungesa në asnjë qendër testimi. Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, njëherësh bën të ditur se, pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht 2017”, thuhet nw njoftim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











