Futboll

Përfundon 3:3 ndeshja Zvicër-Bjellorusi

Në kuadër të Grupit I kualifikues për “Euro 2024”, sonte në St. Gallen është zhvilluar ndeshja mes Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Kjo ndeshje ka përfunduar me barazim 3:3.

Në minutën e 28-të të ndeshjes Zvicra ka kaluar në epërsi me golin e Xherdan Shaqirit, rezultat që e barazoi Max Ebong në minutën e 61-të.

Bjellorusia ka kaluar në epërsi në minutën e 69-të me golin e Denis Polyakov, teksa Dmitri Antilevski shënoi në minutën e 83-të për rezultatin 1:3, shkruan albinfo.ch.

Zvicra barazoi rezultatin ndaj Bjellorusisë, pasi Manuel Akanji shënoi në minutën e 89-të për rezultatin 2:3, pas asistimit të Xherdan Shaqirit dhe Zeki Amdouni shënoi vetëm një minutë më vonë për të barazuar shifrat në 3:3.