Të tjera
Përfundojnë Lojërat Olimpike, Zvicra me 15 medalje
Zvicra ka tejkaluar edhe parashikimet duke fituar në përgjithësi 15 medalje, prej tyre pesë të arta, gjashtë të argjendta dhe katër të bronzta, dhe duke u renditur në vendin e tetë në përgjithësi në këto Lojëra
Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore kanë përfunduar të dielën në mesditë me ceremoninë mbyllëse, shkruan albinfo.ch.
Për dy javë sportistët kanë garuar për medalje, derisa në vendin e parë e ka përfunduar Norvegjia me 39 medalje, prej tyre 14 të arta.
Në ceremoninë mbyllëse sërish sportistët kanë dalë në skenë me flamujt e shteteve të tyre, duke përfshirë këtu edhe ata zviceranë, shqiptarë dhe të Kosovës. Për Kosovën kjo ishte hera e parë që mori pjesë në Lojërat Dimërore me Albin Tahirin, derisa Shqipërinë e përfaqësuan Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, që nuk arritën në zonën e medaljeve.
Zvicra ka tejkaluar edhe parashikimet duke fituar në përgjithësi 15 medalje, prej tyre pesë të arta, gjashtë të argjendta dhe katër të bronzta, dhe duke u renditur në vendin e tetë në përgjithësi në këto Lojëra.
Gjermania ishte në vendin e dytë me 31 medalje, prej tyre 14 të arta, duke u pasuar nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Suedia, Koreja Jugore e Zvicra.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh