Lajme
Përfundimtare: 51.2% e zviceranëve votojnë që të ndalohet burka
Tani, Këshilli Federal ka dalë para mediave për të kumtuar qëndrimin lidhur me rezultatet. Siç është raportuar shumë herë deri më tani, qeveria e vendit ka qenë vendosmërisht kundër iniciativës së burkas
Pas shumë luhatjeve që zgjatën gjatë gjithë pasdites së sotme, tanimë janë në dispozicion rezultatet përfundimtare për votimin e ndalimit të mbulesës së plotë të grave myslimane, të njohur si “burka”.
Populli zviceran e ka votuar me 51.2% këtë iniciativë, shkruan albinfo.ch.
Komunat e fundit zvicerane (ato të Kantonit Vaud) kanë raportuar rezultatet e tyre pak orës 18.00, shkruan albinfo.ch. Por dy qarqe të qytetit të Cyrihut (1 dhe 2) në kohën kur po shkruajmë, ende nuk janë gati.
Sidoqoftë ato nuk mund ta ndryshojnë rezultatin.
Rezultatet përfundimtare:
Ndalimi i mbulesës: 51.2 për qind Po
Ligji për ID-në elektronike: 64.3 për qind Jo
Kundër Marrëveshjes me Indonezinë: 51.6 për qind Po
Kantoni i Vaud, i cili i ka raportuar i fundit të gjitha rezultatet, ka votuar ndalimin e mbulesës me 50.93% të votave. Ligji i E-ID (70.05% jo) dhe marrëveshja e tregtisë së lirë me Indonezinë (65.84% jo).
Tani, Këshilli Federal ka dalë para mediave për të kumtuar qëndrimin lidhur me rezultatet. Siç është raportuar shumë herë deri më tani, qeveria e vendit ka qenë vendosmërisht kundër iniciativës së burkas. Për këtë arsye, rezultatin e fundit, mediat e quajnë humbje për qeverinë dhe në veçanti për ministren nga FDP, Karin Sutter-Keller, e cila mbulon resorin e drejtësisë dhe policisë në qeveri.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha