Kosova
Përfundimisht Nisma-AKR mbetet jashtë Kuvendit, për kaq vota!
Në mungesë të 134 votave koalicioni Nisma – AKR – PD nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme
Duke qenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk i ka certifikuar rezultatet finale, thuhet se koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur t’i grumbullojë votat e nevojshme të hyjë në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht deklarimeve të përfaqësuesve të këtij koalicioni se e kanë kaluar pragun, njohësit e procesit zgjedhor vlerësojnë se ky koalicion ka mbetur jashtë Kuvendit për vetëm 134 vota.
Sipas kësaj, në mungesë të 134 votave koalicioni Nisma – AKR – PD nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme. Ndonëse zyrtarë të këtij koalicioni ishin shprehur të bindur se i kanë grumbulluar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Parlamentit, rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet e 6 tetorit e tregojnë të kundërtën, shkruan ‘zëri’.
Gjithashtu, sipas njohësve të procesit zgjedhor në Kosovë, koalicioni Nisma – AKR – PD ka marrë 42 mijë e 72 vota, mirëpo i mungojnë edhe 134 vota për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, zyrtarë të AKR-së e kanë pohuar se me rezultatin aktual koalicioni i tyre mbetet jashtë Kuvendit, mirëpo sipas tyre rezultati në favor të tyre mund të përmbyset nëse anulohen votat e ardhura nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane Ka gjithnjë e më pak vende parkimi në pesë qytetet më të mëdha zvicerane. Cyrihu, Bazel,...
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur