Shqipëria
Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Çfarë përmban marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Shqipëria dhe Italia kanë firmosur këtë të martë marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve. Kanë qenë ministrat e Jashtëm Igli Hasani dhe Antonio Tajani, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen në Romë, transmeton albinfo.ch.
Ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama ai i cili ka ndarë në rrjetin social facebook pamjet nga momenti i finalizimit të marrëveshjes.
Kreu i qeverisë shkruan se me njohjen e Sigurimeve Shoqërore mes dy vendeve, janë mbi gjysmë milionë emigrantë shqiptarë në Itali të cilët do të përfitojnë.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkroi Rama.
Por çfarë mundëson konkretisht marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë?
Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive: Periudhat e sigurimit të plotësuara sipas legjislacionit të secilit shtet, të cilat grumbullohen dhe bashkohen me periudhat e sigurimit, me kusht që ato të mos mbivendosen. Pra, shqiptarëve që jetojnë në Itali do t’u njihen kontributet në vendin tonë dhe atë italian, për një pension të përbashkët.
Po ashtu, kjo marrëveshje mundëson trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar (artizanë, tregtarë, fermerë të drejtpërdrejtë) dhe trajtimin e veçantë sipas sigurimit të përgjithshëm të detyrueshëm.
Shqipëria ka 16 marrëveshje të nënshkruara për Mbrojtjen Sociale: Austri, Belgjikë, Çeki, Gjermani, Hungari, Kanada, Kosovë, Luksemburg, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Rumani, Turqi, Zvicër, Bullgari, Kroaci, Itali.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën