Lajme

Përfitimet shëndetësore nga agjërimi

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye terapeutike, shpirtërore ose politike. Së pari, agjërimi është po aq i vjetër sa vetë historia, tregojnë studiuesit. Në ditët parahistorike, paraardhësit tanë ushqeheshin kur kishte ushqim dhe agjëronin kur nuk kishte. Kjo ishte një mënyrë mbijetese efikase.

Agjërimi është sot pjesë e kremtimeve të ndryshme fetare, duke filluar nga feja muslimane, hebraike, e krishtere dhe ajo ortodokse. Besimtarët e këtyre feve agjërojnë për një total prej 180-200 ditësh çdo vit. Në mjekësi, agjërimi është gjithashtu pjesë e përgatitjes së operacionit.

Nëse jeni duke iu nënshtruar një operacioni ose ndonjë lloj procedure që përfshin anestezinë, do t’ju kërkohet të agjëroni, për të shmangur të përzierat dhe për t’u siguruar që asnjë ushqim ose lëng nuk futet në mushkëri. Çdo lloj forme e agjërimit ka listën e vet të përfitimeve dhe rreziqeve që duhet të merren parasysh me kujdes bazuar në statusin dhe qëllimet tuaja kryesore shëndetësore, shkruan Agroweb, transmeton Albinfo.ch.

Agjërimi mund të nxisë djegien e dhjamit
Kur agjëroni, trupi juaj konsumon glukozën e ruajtur në mëlçi për energji dhe pikërisht atëherë filloni të digjni yndyrën. Kjo quhet ketosis dhe mund të çojë në humbje peshe.

Mund të sigurojë qartësi mendore
Një studim, tregoi se agjërimi mund të përmirësojë kujtesën verbale tek njerëzit e rritur. Ky studim ende vazhdon për të kuptuar më mirë mënyrën se si kjo gjë funksionin.

Ndikon tek Cilësia e gjakut
Agjërimi mund të ndihmojnë në përmirësimin e kolesterolit, presionit të gjakut, niveleve të sheqerit në gjak ose glukozës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Ata që agjërojnë rregullisht mund të jetojnë më gjatë
Në dy studime të ndryshme, ku personat vullentatë kishin probleme me zemrën, u vu re se mbas disa vitesh agjërim, patën një ulje të rrezikut të vdekshmërisë, krahasuar me ata pacientë që nuk agjëruan. Studimi ishte vëzhgues, kështu që nuk provon shkakun dhe pasojën. Por agjërimi mund të jetë tregues për një mënyrë jetese të shëndetshme.

Çfarë ha para dhe pas agjërimit, ka shumë rëndësi
Studiuesit sugjerojnë të hani ushqime të shëndetshme para agjërimit, duke përfshirë fruta, perime dhe proteina. Kur të keni përfunduar agjërimin, rivendosni gradualisht ushqimet në mënyrë që të mos e teproni.

Struktura e agjërimit mund të jetë e dobishme
Për disa njerëz që luftojnë me peshën e tyre, struktura e agjërimit mund t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimin e tyre. Pra, nëse ju mund të ushqeheni vetëm nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites, kjo mund të jetë një strukturë e vlefshme për ju.

Agjërimi nuk është për të gjithë
Lista e njerëzve që nuk duhet të agjërojnë përfshin njerëzit nën moshën 25 vjeç, gratë shtatzënë ose që ushqejnë gji, njerëzit me diabet që marrin ilaçe, individët me çrregullim të të ngrënit dhe ata që bëjnë punë të rënda.