CH-Ballkani

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkesa për udhëheqësit evropianë

 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor kanë paraqitur kërkesat udhëheqëseve evropianë ku kërkohet liria e shprehjes, hapja e vendeve të punës dhe ofrimi i një perspektivë të qartë zhvillimore, duke forcuar bashkëpunimin rajonal.

Në samiti e Vjenës i cili i është kushtuar Ballkanit Perëndimor, nikoqir ishin presidenti austriak Heinz Fischer, kancelari federal Ëerner Faymann dhe ministri i jashtëm Sebastian Kurz. Samiti i Vjenës është vazhdim i procesit të Berlinit, të cilin e ka iniciuar në vitin 2014 kancelarja gjermane Angela Merkel. Për herë të parë këtë vit, një pjesë e samitit i eshte kushtuar shoqërisë civile.

Në kuadër të Forumit të Shoqërisë Civile, pjesëmarrësit patën mundësi të ofrojnë rekomandime dhe propozime për zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke u bërë kështu një “zë kritik” i Samiti për Ballkanin Perëndimor. Një sërë takimesh të dedikuara këtij rajoni kanë filluar në vitin 2014 në Berlin, dhe do te vazhdojnë në Vjenë, këtë vit, dhe në Paris vitin e ardhshëm., thuhet në komunikatën për shtyp, përcjell “albinfo.ch”

Mbajtja e samitit në Vjenë është dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme politike të diplomacisë austriake, që kanë për qëllim zgjerimin e mëtejshëm të BE-së në drejtim të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, Forumi i Shoqërisë Civile paraqet sinjal të fortë se procesi i integrimeve nuk mund të bëhet pa përfshirjen e shoqërisë civile.

Forumi i Shoqërisë Civile u mbajt më 26 gusht në ambientet e Ankerbrotfabrik në Vjenë. Gjashtë përfaqësuesit e zgjedhur të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në debatin me gjashtë liderët politikë, duke kërkuar zgjidhje për temat themelore të tubimit – forcimi i bashkëpunimit rajonal, sigurimi i lirisë së shprehjes, hapja e vendeve të punës dhe një perspektiv e qartë zhvillimore. Pas fjalës së hapjes nga ministri Sebastian Kurz, pjesëmarrje në debat kanë marr liderët politikë – Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë; Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë; Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për politikën e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim; Igor Crnadak, ministri i punëve të jashtme të Bosnjës-Hercegovinës; Igor Luksiç, zëvendës kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile që morën pjesë në debat kanë qenë: Ardian Hackaj, Drejtor i platformës Shtetiveb për politikat publike të Institutit për bashkëpunim dhe zhvillim nga Shqipëria, Meliha Bajramoviq, koordinatore i Plenumit të qytetarëve të Zenicës nga Bosnja dhe Hercegovina, Faik Ispahiu , drejtor dhe producent ekzekutiv i BIRN-it dhe të Interneës nga Kosova, Dona Kosturanova, drejtor ekzekutiv i Forumit arsimor për të rinjtë nga Maqedonia, Dejan Milovac, drejtor i qendrës për hulumtime dhe zëvendës drejtor i MANS-it nga Mali i Zi, Aleksandar Simurdiç, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane të Këshillit lokal i Novi Sad, nga Serbia.

Në ditën e mbajtjes së samitit të Vjenës, i cili i është dedikuar Ballkanit Perëndimor, me 27 gusht, delegatët e shoqërisë civile kanë prezantuar liderëve politikë të vendeve pjesëmarrëse propozimet e veta konkrete. Në këtë mënyrë janë shprehur qëllimet dhe rekomandimet në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të shoqërisë civile, në realizimin e të cilave do të veprohet deri në samitin e ardhshëm në muajin gusht të vitit 2016. Rekomandimet e përmendura janë rezultat i tri punëtorive përgatitore të organizatave të shoqërisë civile të cilat u mbajtën në maj dhe qershor në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë., njofton “albinfo.ch”

Rrjetet rajonale dhe organizatat e shoqërisë civile presin përkrahje më të gjerë, si pjesë te mekanizmit të ndërtimit të besimit dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Me qellim te forcimit të bashkëpunimin rajonal, është e domosdoshme që dhe qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor të inkuadrohen në iniciativa të ngjashme.

Akterët e shoqërisë civile duhet të përfshihen në hartimin e planeve për zhvillimin ekonomik, në fushën e bashkëpunimit rajonal, që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë fushë të veprimtarisë, siç janë energjetika dhe infrastruktura, sepse në këtë mënyrë mund të përshpejtohet procesi i integrimeve dhe i zbatimit të reformave në rrugën drejt BE-së.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kërkuar që transmetuesit publik dhe organet rregullative të lirohen nga ndikimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i shtetit. Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të transmetuesve publik duhet të jetë transparente, jo-partiak dhe i bazuar në standardet profesionale, e metodat e punës së këtyre organeve duhen të jenë transparente. Struktura e pronësisë së të gjitha mediave duhet të jetë, përherë, në dispozicion të publikut në mënyrë të thjeshtë dhe transparente, dhe duhet të parandalohen monopolet në media dhe shpërndarja e përmbajtjeve mediale.

Vendet e rajonit duhet të zhvillojnë politika aktive të tregut të punës, duke përfshirë në mënyrë aktive të gjithë akterët si partnerë të përgjegjshëm. Në vend të zhvillimit të aktiviteteve komerciale, theksi duhet të jetë në mbështetjen e shkallës së lartë të prodhimit dhe aktiviteteve prodhuese me vlerë të shtuar, si dhe integrimin e tyre në zinxhirin e furnizimit brenda BE-së, duke marrë parasysh strukturën ekonomike të bazuar në forma nano, të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Albinfo.ch