Shqipëria

Përfaqësuesit e Parlamentit Zviceran bashkëpunojnë me kolegët shqiptarë

Një bashkëpunim afat-gjatë ka nisur midis shërbimeve parlamentare të Shqipërisë dhe Zvicrës.

Javën e kaluar katër përfaqësues nga administrata e parlamentit zviceran ishin në Tiranë dhe shkëmbyen me kolegët e tyre shqiptarë, transmeton faqja e ambasadës zvicerane në Tiranë.

Që nga puna për hapjen, edukimin civil dhe marrëdhëniet me publikun, të dy palët ndanë ide dhe praktika, dhe vendosën mbi hapat e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi përfshirës, përcjell albinfo.ch.