Lajme
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
Albanian Engineering of Switzerland: Të kënaqur me Jeton Tolaj, Drejtor Menaxhues Wirz AG, mjeshtër i diplomuar i ndërtimit i cili bashkë me kompanin e tij kanë fituar projektin e ndertimit të stacionit hekurudhor në kantonin e Bernit.
Mësohet si disa nga përfaqësuesit e “Albanian Engineering of Switzerland”, asociacion profesional i inxhinierëve, arkitektëve dhe i gjithë spektrit të shkencave teknike, i cili është krijuar gjatë vitit 2011 në Universitetin Politeknik EPFL në Lozanë të Zvicrës, kanë vizituar së fundmo nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor i cili po bëhet në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Ata janë ndarë shumë të kënaqur me Jeton Tolaj, Drejtor Menaxhues Wirz AG, mjeshtër i diplomuar i ndërtimit i cili bashkë me kompanin e tij kanë fituar projektin e ndertimit të stacionit hekurudhor në kantonin e Bernit.
Vlen të theksohet se Emri Wirz ka qenë një emër i njohur në industrinë e ndërtimit në rajonin e Bernës për 112 vjet.
Ndërkohë përfaqësuesit e “Albanian Engineering of Switzerland” përmes një postimi, vizitën e konsiderojnë të suksesshme në terren për ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë, si projket gjigant në krye me shqiptarin Jeton Tolaj.
“Javën e kaluar, patëm privilegjin të vizitonim kantierin e ndërtimit të Stacionit Hekurudhor të Bernës, të organizuar nga CEO i Wirz Unternehmungen, z. Jeton Tolaj dhe kryepunëtori Selman Kiqiki. Ngjarja mblodhi së bashku inxhinierë të shquar shqiptarë dhe ambasadorin e Kosovës në Zvicër, z. Mentor Latifi, për një vështrim ekskluziv të një prej projekteve kyçe të infrastrukturës të Zvicrës.
Vizita në terren ofroi njohuri të vlefshme për proceset komplekse pas ndërtimit të hekurudhave në shkallë të gjerë dhe nxiti mundësi të shkëlqyera rrjetëzimi midis profesionistëve të industrisë.
Një falenderim i sinqertë për Wirz Unternehmungen për mikpritjen e tyre dhe për të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre”, thuhet në postimin e tyre.
Gjithashtu edhe Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi është shprehur krenar me drejtuesin e kompanisë Wirz, Jeton Tolaj, shkruan tutje albinfo.ch.
“Kur shoh që një pjesëtar i diasporës sonë, Jeton Tolaj, drejton kompaninë e njohur tradicionale dhe të suksesshme zvicerane, Wirz Unternehmungen, e cila është përgjegjëse për kaq shumë projekte që po formësojnë dhe formojnë qytetin e Bernës”, është shprehur ai. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun Më shumë se 20 centimetra borë në qytetet zvicerane ...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër