Gjuha
Përballja me sfidat në mësimin plotësues të gjuhës shqipe
E diel më 3 prill, 2016, në Bernë, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës, Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër mbajti mbledhjen e radhës. U pasqyruan arritjet dhe vështirësitë në vijimësi të mësimit plotësues të gjuhës shqipe sidomos në drejtim të shtimit të numrit të nxënësve dhe përmirësimit të cilësisë në shkolla dhe trajnimit të mësuesve të rinj.
Qëllimi i thjeshtë, në radhë të parë që të krijohen mundësi bashkëbisedimi me mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e LAPSH-it, për të parë se çfarë duhet të bëhet më mirë në të gjitha këndvështrimet për një organizim më të mirë të mundshëm.
Në mbëledhje ishin të pranishëm: Nexhat Maloku, kryetar, (mësues) Abas Fejzullahu, mësues – sekretar, Nezir Mehmetaj (prind) arkëtar dhe koordinatorë të Këshillave Kontonalë: Riza Demaj prind- Argau, Veton Dizdari, mësues – Bernë, Naser Ulaj, mësues- Cyrih, Vaxhid Sejdiu, mësues- ST.Gallen, Nexhat Hyseni prind–Thurgau dhe Nexhmije Mehmetaj, mësuese – Jura. Të tjerët që munguan as që e kanë parë të arsyeshme të arsyetohen.
Pas fjalës së mirëseardhjes Nexhat Maloku, bëri një përmbledhje të shkurtër të zhvillimeve të realizuara nga Kryesisë së LAPSH-it. Faktori kyç për rezultatet e mira në këtë organizim janë sigurisht mësuesit/et. Në kuadër të LAPSH-it ka mësues që punojnë me përkushtim për edukimin e nxënësve mërgimtarë për të qenë ata qytetarë dygjuhësor të përsosur në një shoqërie demokratike të Zvicrës shumë gjuhësore – shumë kulturore.
Në ketë takim e morën të gjithë fjalën. U ndalëm në disa probleme që janë në vazhdimësi të shkollës së mësimit plotësues.
Mësimin plotësues shqip e vijojnë vetëm një numër i vogël nxënësish, aktualisht janë 1887 nxënës. Në krahasim me numrin e përgjithshëm të nxënësve shqiptarë në shkollat zvicerane, ky numër është simbolik.
Arsyet e mos vijimit nuk janë të panjohura: mungesa e përkujdesjes institucionale që nuk kujdesen për gjuhën e vet. Kjo mungesë po i lënë qindra dhe mijëra fëmijë pa shkrim-lexim në gjuhën shqipe, pakujdesia e prindërve, kuptimi jo i drejtë i rëndësisë së shkollës me mësim plotësues të gjuhës shqipe, vetëdija e ultë kombëtare, pagesa, ndërsa prindi paguan për fëmijë në sporte të ndryshme, kjo nuk ndodh për mësimin shqip. E vetmja shprehi që prindërit mund t’i lënë fëmijës është gjuha e folur shqipe për aq sa vazhdojnë të flasin.
U vendos që prindërit të informohen sa më mirë rreth regjistrimit dhe për qendrat ku mbahet mësimi shqip. Në shkollën e mësimit plotësues në Kantonin Jura nga viti i ri shkollor për herë parë do të kenë mundësi të vijojnë mësimin shqip edhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Me vëmendje dhe me interes u mirëprit libri –Doracaku për mësimdhënës i cili doli nga shtypi fillimisht në gjermanisht dhe këto ditë në shqip. Ky libër i ndarë në 6 pjesë me lidhje të veçanta është vlerësuar shumë i rëndësishëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ne jemi mirënjohës autorit të librit prof dr dr Basil Schader i cili na ka ndihmuar intensivisht në çështjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Por në radhë të parë ai ka meritën e tij për studimet e shqipes. Me emrin e prof B. Schader është e lidhur tradita albanistike në Zvicër. Me gjithë mungesën e një katedre që do të merrej në mënyrë të drejtpërdrejtë me albanologji, zoti Schader arriti të krijojë albanologjinë zvicerane. Këtë punë ai e bëri në kuadër të studimeve të zhvilluara të shqipes në kontakt me gjermanishten në Zvicër.
U vendos që me rastin e përfundimit të vitit shkollor do të mbahen “Gara të diturisë 2016”, më 12 qershor në Soloturn.
Ne mësuesit e mësimit plotësues u bëjmë thirrje prindërve shqiptarë që fëmijët të çojnë në mësimin shqip. Mësimi i gjuhës amtare luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin gjuhësor të fëmijës, identitetin tij dhe krijimin e dygjuhësisë si një pasuri individuale dhe shoqërore.
Gjuha shqipe është një pasuri për fëmijët tanë. Kemi alfabetin më të pasur nga gjuhët indoevropiane (36 shkronja dhe tinguj) ndaj dhe mund të shqiptojmë pastër shumë gjuhë të ndryshme. Fëmijët duke ditur mirë shqipen e kanë më të lehtë të mësojnë gjuhë tjera.
Gjithashtu, fakti që arbëreshët kanë mbajtur gjuhën shqipe gjallë 500 vjet me radhë duhet të na bëjë të ndërgjegjësohemi për prejardhjen tonë, të bindim fëmijët për vlerat e shqipes pasurinë e saj.
Delemont, 7 prill 2016, Nexhmije Mehmetaj
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?