Kosova

Përballja Kosovë-Greqi, “Dardanët” shpresojnë për fitore

Sonte me fillim nga ora 20 e 45 Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e fundit të këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ajo do të ballafaqohet me Greqinë, kësaj radhe si mysafire, pas humbjes që e pësoi në Prishtinë nga skuadra greke, shkruan Albinfo.ch.

“Dardanët” kanë udhëtuar dje drejt Greqisë, derisa kësaj radhe shpresojnë në fitore.

Kosova është në Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve bashkë me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut. Pas kësaj ndeshjeje, ajo radhitet e dyta me 3 pikë, pas Greqisë e cila ka 6 pikë dhe para Qipros Jugore dhe Irlandës së Veriut me nga 1 pikë.