Futboll

Përballja e shqiptarëve në Ligën e Evropës

Në ndeshjen ndërmjet Lazios dhe Salburgut, në fushë pritet të jenë dy shqiptarë në fushë. Thomas Strakosha për italianët dhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha

Sonte nga ora 21:05 do të zhvillohen katër ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit do të ndeshet me CSKA-në e Moskës, ku londinezët janë favoritë për këtë ndeshje, por edhe për të kaluar të gjysmëfinale të kësaj gare.

Atletico e Madridit, skuadra favorite për të triumfuar në këtë garë e pret Sportingun e Lisbonës.

Në ndeshjen ndërmjet Lazios dhe Salburgut, në fushë pritet të jenë dy shqiptarë në fushë. Thomas Strakosha për italianët dhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha. Ky i fundit i kishte shënuar dy gola Dortmundit në xhiron e kaluar.

Takimi i katërt dhe i fundit do të jetë ai mes Leipzigut dhe Olimpique Marseille, një duel i barabartë.