Futboll

Përballja e radhës për Kosovën e Cyrihut

Skuadra kuqezi do të ndeshet me Langenthal, të shtunën

Skuadra më e suksesshme shqiptare në Zvicër, FC Kosova Zurich, të shtunën do të ketë përballjen e radhës në Ligën e Parë Inter-regjionale.

Skuadra kuqezi do të përballet me Langenthal, takim që zhvillohet të shtunën nga ora 16:00, shkruan albinfo.ch.

Kuqezinjtë kanë ftuar shikuesit për mbështetje, gjithmonë duke respektuar edhe masat anti-Covid, që janë në Zvicër.

Kosova Zurich ka pasur suksese në futbollin zviceran dhe me një organizim të mirëfilltë kërkon të rikthehet sërish me suksese.