Bota
Për vetëm dy ditë shpëtuan 1500 refugjatë në Mesdhe
Sipas rojës bregdetare italiane, të premten operacionet përfshinë Marinën italiane, anijet joqeveritare dhe agjencinë e mbrojtjes bregdetare të BE-së «Frontex»
Rojat bregdetare shpëtuan rreth 1500 refugjatë në Mesdheun qendror gjatë operacioneve të përbashkëta të enjten dhe të premten. Vetëm të premten u shpëtuan 1050 refugjatë në shtatë misione.
Sipas rojës bregdetare italiane, të premten operacionet përfshinë Marinën italiane, anijet joqeveritare dhe agjencinë e mbrojtjes bregdetare të BE-së «Frontex». Rojat bregdetare italiane koordinuan misionin.
Sipas organizatave gjermane “Sea-Watch” dhe “Sea-Eye”, ka pasur 450 emigrantë në tri anije të mbingarkuara.
Ata kishin frikë nga kthimi i detyruar në Libi, thanë grupet aktiviste. Megjithatë, patrullimi libian mbeti në distancë, të gjithë refugjatët u shpëtuan, shkruan albinfo.ch.
Të enjten, Marina italiane, sipas rojës bregdetare të vendit, i zmbrapsën 69 refugjatë në Mesdhe. Një anije e Marinës së Portugalisë shpëtoi 296 vetë.
Deri më tani, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), këtë vit janë regjistruar 10,800 refugjatë në Itali. Bëhet fjalë për 80 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Arsyeja kryesore për këtë është bashkëpunimi midis Romës dhe Tripolit në luftën kundër emigracionit të paligjshëm në Itali.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik