Shkurt.ch

Për verifikim të iniciativave popullore

Komisioni për Politikë Shtetërore (SPK) i parlamentit Nacional dëshiron që iniciativat popullore në të ardhmen, para se të fillojnë grumbullimin e nënshkrimeve të kontrollohen nga federata.

Me këtë qëndrim ky komision shpreh miratimin e rekomandimit që për këtë çështje e ka bërë më parë edhe qeveria federale.

Së këndejmi, komisioni dëshiron të ngarkojë qeverinë që të përgatisë një revizion të ligjit përkatës. Me 13 vota për dhe 8 kundër, komisioni për Politikë Shtetërore ka miratuar një mocion me këtë temë.

SPK është pajtuar po ashtu me Qeverinë Federale në pikën që zgjeron katalogun e arsyetimeve sipas të cilave një iniciaitivë popullore mund të shpallet e pavlefshme.