Kosova

Për tri ditë do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave në Kosovë

Çiklistët kosovarë do ta nisin sot garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”

Policia e Kosovës ka marrë një kërkesë për leje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës, për t’i bllokuar përkohësisht autostradat në Kosovë.

Çiklistët kosovarë do ta nisin sot garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”.

Lejen që e ka siguruar kjo federatë përfshinë datat 26, 27 dhe 28 korrik, ku do të shfrytëzohen autostradat, shkruajnë mediat vendore.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë, përcjell albinfo.ch.

“Pasi kanë siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave”, thuhet në njoftimin e Policisë.