Kosova

Për tri ditë, 19,402 raste të reja me Covid dhe 35 viktima në Zvicër

BAG raporton 19,402 raste të reja me Covid gjatë fundjavës

Në 72 orët e fundit, 19,402 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 134.418. BAG raporton gjithashtu 35 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 155 persona të tjerë u shtruan në spital.