Kosova
Për trajtimin e ujërave të zeza, Franca i jep Kosovës 66 milionë € hua
Për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit, Qeveria e Francës ka shprehur gatishmëri t’i jep Kosovës 66 milionë euro hua
Ministri i ri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert diskutuan për implementimin e Marrëveshjes për Hua në vlerën totale 66 milionë euro ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, për financimin e Projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit.
Të dy palët u zotuan për të realizuar këtë projekt si storie e suksesit e cila do të nxit përfshirje më të madhe të kompanive franceze në Kosovë, thuhet në njoftim raporton rtk.
Me këtë rast, Hamza duke vlerësuar lartë ndihmën gjithëpërfshirëse të shtetit të Francës për Kosovën, shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional. Në këtë kuadër ata u pajtuan për të organizuar vizita të ndërsjella të bizneseve të të dy vendeve.
Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Didier Chabert për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr, si dhe ndër të tjera e njoftoi atë edhe për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal.
Ndërsa, ambasadori Chabert shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmës me Ministrinë e Financave, në fushat të cilat ofrojnë zhvillim dhe qëndrueshmëri makro-fiskale për Kosovën.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











