Opinione
Për terrorizmin nuk janë fajtorë vetëm terroristët
"Besoj se, përfundimisht ka ardhur koha që studiuesit dhe institucionet akademike islame në bote, t'i rishikojnë tekstet e tyre shpjeguese mbi Kuranin dhe Sunnetin, sepse shumë çështje dhe dekrete fetare jane prodhim nga studiues të kohave dhe rrethanave të kaluara qindra e mijëra vjeçare, të cilat sot në asnjë mënyrë nuk përshtaten me nevojat bashkëkohore të shoqërive myslimane"
Terroristët jane prodhim me adresë dhe etiketë. Ata nuk pikën nga qielli dhe as nuk janë krijesa jashtëtokësore!
Shumica dërmuese e tyre janë rezultat i pasimit të një doktrine specifike, të mbështjellë e stërmbshtjellë me një version fetar konservativ dhe politik, i cili në gjithë dekadat e fundit në gjithe botën myslimane fuqishëm është ujitur dhe mbështetur nga vende dhe qarqe të caktuara.
Naiviteti, varfëria, niveli arsimor, ndjekja e verbër e thirrësve të pagëdhendur dhe të pa kulturë fetare e njerezore, janë nga arsyet kryesore të rrëshqitjes së njerëzve drejt nje orientimi fetar rigjid e disfavorizues, si për veten e tyre e ashtu edhe për të tjerët.
Besoj se, përfundimisht ka ardhur koha që studiuesit dhe institucionet akademike islame në bote, t’i rishikojnë tekstet e tyre shpjeguese mbi Kuranin dhe Sunnetin, sepse shumë çështje dhe dekrete fetare jane prodhim nga studiues të kohave dhe rrethanave të kaluara qindra e mijëra vjeçare, të cilat sot në asnjë mënyrë nuk përshtaten me nevojat bashkëkohore të shoqërive myslimane.
Kundër reformimit të mendimit dhe kundër filtrimit të teksteve te shpifura, paushalle dhe jo akademike mbi Islamin mund të jenë vetëm fanatikët e verbër dhe armiqtë e Islamit dhe të shoqeëive myslimane.
Rasti i Stambollit dhe rastet e ngjashme të mëhershme, më së miri tregojnë se Islami nuk është fajtor e as myslimanët, por shpjegimi i shtrembëruar dhe keqpërdorimi i tij i cili verbon pasues të caktuar për të ndërmarrë veprime makabre në emër të tij.
Terroristi, në asnjë mënyrë nuk mundet që në të njëjtën kohë të jetë edhe terrorist e edhe mysliman.
Vetëm i çmenduri vret njerëz të pafajshëm dhe në pabesi.
Besimtari i cili para çdo kaptine, 114 herë në Kuran e lexon se Zoti është i Mëshirshëm dhe Gjithëmëshirues, në asnjë formë dhe asnjë variant nuk mund të jetë i frymëzuar për të vrarë e derdhur gjakun e krijesës së pafajshme njerëzore.
Duhet moblizim i përgjithshëm për të mirën e të gjithëve.
- Ky është një opnion i autorit dhe nuk pasqyron pikëpamjet e redaksisë
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?