Tematike
Për tentimvrasje, kosovari dënohet me 8 vjet burgim dhe 10 vjet dëbim nga Zvicra
Ai gjithashtu duhet t'i paguajë viktimës dëmshpërblim në shumën prej 30,000 frangash dhe të mbulojë 90 për qind të kostove procedurale, rreth 28,000 franga
Gjykata e qarkut Olten-Gösgen ka shpallur një 25-vjeçar kosovar fajtor për tentim vrasjeje me dashje. Përveç dënimit me tetë vjet burg, aktgjykimi përfshin edhe dëbimin e tij për një periudhë 10 vjeçare nga Zvicra.
Meritoni, sot 25-vjeçar (emër i koduar) kishte sulmuar me thikë kalimtarin Konrad më 21 prill 2018 në stacionin e trenit në Olten dhe e kishte plagosur rëndë, shkruan gazeta Solothurner Zeitung. Në seancën kryesore, prokurori publik kishte kërkuar 13 vjet burg për të riun.
I akuzuari gjithashtu duhet t’i paguajë viktimës kompensim dhe dëmshpërblim në shumën prej 30,000 franga dhe të marrë përsipër 90 për qind të kostove procedurale, që janë rreth 28,000 franga.
“Rrallë ndodhë që një akt të jetë aq mirë i dokumentuar me imazhe të videove sikur ky”, është shprehur kryetari i Gjykatës së Qarkut Valentin Walter me rastin e shpalljes së verdiktit, transmeton albinfo.ch. Videoja tregon qartë se pas një përleshje verbale, Meritoni i ishte afruar Konradit dhe e kishte shtyrë atë me të dy duart. Aty pastaj ka ndodhur befasia: Konradi, nga ana e tij, ka sulmuar Meritonin, e ka goditur, e ka vënë përfund dhe e ka mbajtur ashtu në fillim.
Atëherë Konrad e ka lënë Meritonin e mundur, me ç`rast ka u përshkallëzuar konflikti kur Meritoni luftarak papritur ka nxjerrë një thikë. Me tehun e gjatë nëntë centimetra ai ka therur Konradin disa herë në zonën e barkut dhe e ka plagosur rëndë.
“Bazuar në imazhet e videos, ne supozojmë qartë se rasti është i qartë, nuk mund të arrihet në ndonjë përfundim tjetër”, është shprehur Walter. Si motiv ai e ka quajtur poshtërimin që Meritoni duhet të ketë ndjerë prej zënkës së mëparshme verbale dhe prej sulmit nga Konradi.
Kryetari i Gjykatës së Qarkut me këtë rast ka dhënë një pasqyrë të argumenteve që ai dhe dy gjyqtarët e qarkut kanë pasur parasysh kur kanë përcaktuar dënimin.
Fakti që akti nuk ishte planifikuar, por ka ndodhur spontanisht, ka luajtur po aq rol sa fakti 1,97 promilëve alkool që kishte konsumuar Meritoni.
Për më tepër, një ekspert ka dëshmuar se i akuzuari kishte një kapacitet të zvogëluar të fajësisë për shkak të gatishmërisë së tij të shtuar për të përdorur dhunën bazuar në personalitetin e tij.
Dosja e tij paraprake penale, ndër të tjera, e ka ngritur dënimin ndërsa pendimi i tij i konsideruar si i sinqertë nga gjykata ka ndikuar në uljen e dënimit.
Shtetasit e huaj që kriminalizohen, duhet të largohen nga Zvicra, sipas ligjit. Përjashtimet janë të mundshme në të ashtuquajturat “raste të vështira”, transmeton albinfo.ch. Por Meritoni nuk hyn në kategorinë e “rasteve të vështira”, thotë Gjykata e Qarkut.
Kjo edhe përkundër faktit se ai është rritur këtu, ku dhe është lindur fëmija i tij ndërsa prindërit dhe vëllezërit e motrat jetojnë po ashtu në Zvicër dhe ai vetë vuan nga multiple skleroza. Ai mund të pritet të dëbohet në vendin e tij në Kosovë, veçanërisht për faktin se ka kryer një krim të rëndë që përfshin dëmtim të jetës dhe gjymtyrëve. Më tutje, marrëdhënia e tij me fëmijën nuk ishte aspak e ngushtë ndërsa marrëdhënia me familjen ishte e tensionuar.
Historia kriminale e Meritonit mbush një libër të tërë dhe “ju duhet të shihni se ai nuk është as ekonomikisht dhe as shoqërisht i integruar siç duhet”, ka shtuar gjykatësi, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, interesi publik në këtë rast tejkalon atë të të akuzuarit, kur kemi të bëjmë me çështjen e dëbimit nga vendi.
Meriton ka dëgjuar me vëmendje verdiktin gojor 45-minutësh.
Ai nuk mund të thoshte nëse dënimi e ka tronditur. Vetëm kur u vendos dëbimi nga Zvicra, vendi ku kishte jetuar gjithë jetën, ai bëri një paraqitje të shkurtër të jetës së tij të brendshme duke hequr syzet nga hunda dhe duke fërkuar sytë, përcjell albinfo.ch. Me dëbimin e tij bëhej e qartë se perspektivat e ardhshme për të do të mbeteshin të pafavorshme në planin afatgjatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë