Lajme
Hyrja në Itali, me test negativ edhe për të vaksinuarit
Ndërsa personat e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në karantinë për 5 ditë pas mbërritjes, përveç testit që duhet ta tregojnë.
Me rritjen e numrit të rasteve me variantin Omikron, Italia po ndryshon detyrimin e testit të koronës për udhëtarët nga BE dhe zona Shengen, pra edhe për ata nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.
Më parë për hyrjen në Itali kërkohej vetëm e ashtuquajtura “pasaportë jeshile” (certifikata e vaksinimit), e cila lëshohej pas vaksinimit, shërimit ose pas një testi negativ.
Ndërsa duke filluar nga nesër (e enjte) deri më 31 janar u kërkohet edhe të vaksinuarve dhe të shëruarve një test PCR i vlefshëm për 48 orë, ose testi antigjen i vlefshëm për 24 orë, shkruan srf.ch.
Personat e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në karantinë për 5 ditë pas mbërritjes, përveç testit që duhet ta tregojnë. Një përjashtim vlen për fëmijët nën moshën 12 vjeç, prindërit e të cilëve janë të vaksinuar. Ata pra nuk kanë nevojë të izolohen edhe nëse nuk janë vaksinuar.
Një tjetër përjashtim do të bëhet për udhëtarët ndërkufitarë në ditët në vijim. Për udhëtarët nga vendet jo-evropiane, rregullat që janë tashmë në fuqi vazhdojnë të zbatohen.
Po kështu vazhdon të kërkohet ende një formular i plotësuar dixhital i imigracionit.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati