Lajme

Për Rahovecin garojnë në balotazh LDK dhe AAK

Ibrahim Kryeziu nga LDK-ja ka fituar 5451 vota, apo 27.65 për qind, ndërsa Smajl Latifi i AAK-së, 5267 vota apo 26.71 për qind

Smajl Latifaj i AAK-së do të garojë me Ibrahim Kryeziun e LDK-së në balotazhin për komunën e Rahovecit, që do të mbahet me 19 dhjetor. Kështu ka deklaruar kryetarja e KQZ, Valdete Daka në mbledhjen e KQZ-së.

 

Sipas saj, në bazë të raporteve nga QNR-ja Ibrahim Kryeziu nga LDK-ja ka fituar 5451 vota, apo 27.65 për qind, ndërsa përfaqësuesi i AAK-së Smajl Latifi ka fituar 5267 vota apo 26.71 për qind. Xhelal Canziba i PDK-së ka fituar 5234 vota, (26.55 për qind), Rexhep Uruqi nga AKR-ja 3261 vota, (16.54 për qind), dhe LDD me kandidaten Luljeta Kadiri 503 vota (2.55 për qind).