Integrimi
S`ka pasaporta zvicerane pa zotërim të gjuhës
Me të renë ashpërsohen një numër kriteresh për fitimin e shtetësisë zvicerane. Në mesin e tyre është edhe nënshkrimi i marrëveshjes për lojalitet me shtetin
Pasi që më 20 qershor parlamenti kishte miratuar ligjin e rishikuar të fitimit të shtetësisë (natyralizimit), Këshilli Federal ka shpallur hapjen e konsultave lidhur me projektligjin mbi rregullimin e çështjes së natyralizimit. Rregullorja e re trajton në veçanti kriteret kryesore sa i përket integrimit, që duhen plotësuar si kusht për të fituar pasaportën zvicerane. Do të bëhet po ashtu edhe përshtatja e taksave që duhen paguar për natyralizim, thuhet në një komunikatë të SEM (Sekretariati Federal për Migracion).
Ligji i rishikuar parasheh që mund të natyralizohet ai i huaj që zotëron lejen e përhershme të qëndrimit (viza C), që jeton në Zvicër prej më se paku dhjetë vitesh dhe që është i integruar në këtë vend, transmeton albinfo.ch. Ndërsa i integruar konsiderohet se është ai person që dëshmon njohjen e një gjuhe të vendit, që respekton sigurinë dhe rendin publik, u kushton kujdes dhe vlerave të Zvicrës të përshkruara në Kushtetutën Federale, merr pjesë në jetën ekonomike dhe kujdeset për integrimin e familjes së tij. Veç kësaj, kandidatët për natyralizim duhet të jenë të familjarizuar me rrethanat e jetës në Zvicër dhe nuk guxojnë të kërcënojnë sigurinë e brendshme dhe të jashte të Zvicrës.
Rregullorja mbi natyralizimin konkretizon po ashtu kriteret kryesore për të plotësuar kriterin e integrimit. Sa i përket njohjes së njërës gjuhë të vendit, me ligjin e rishikuar precizohet si kriter njohja e gjuhës (me gojë) në nivelin B1 ndërsa me shkrim A2, sipas kornizës GER për njohjen e gjuhëve që vlen në gjithë Evropën.
Këshilli Federal insiston edhe në kushtin që i natyralizuari nuk guxon të jetojë me ndihma sociale dhe të ketë ndonjë precedencë penale, përcjell albinfo.ch njoftimin e SEM. Edhe sipas ligjit aktual dënimet janë pengesa për marrjen e pasaportës zvicerane, ndërsa çështja e varësisë nga ndihmat sociale është theksuar më shumë në ligjin e rishikuar.
Risi në këtë ligj të rishikuar sipas propozimit të qeverisë do të jetë nënshkrimi i deklaratës së lojalitetit. Aty i nënshkruari zotohet për respektimin e parimeve themelore të kushtetutës dhe të rendit liberal demokratik të Zvicrës
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë