Kosova
Për Odën Ekonomike, bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri janë një “farsë”
Oda Ekonomike e Kosovës ka ngritur shqetësimet e komunitetit të biznesit kosovar për barrierat tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, ka deklaruar praktikat e përbashkëta të dy shteteve kanë qenë praktikë e mirë për bizneset dhe Odën por tha se kjo ka qenë vetëm për konsum mediatik.
“Ne jemi të vetëdijshëm se nëpër çfarë vështirësi has komuniteti i biznesit kosovar në baza ditore në të bërit biznes, brenda dhe jashtë vendit. Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë – CEFTA jemi përballur me barriera nga më të ndryshmet të cilat janë përdorur nga vendet anëtare ndaj bizneseve tona, respektivisht kompanive eksportuese dhe importuese”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që mbledhjen e dy qeverive të ftohen edhe bizneset në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre dhe të kenë mundësi të tregojnë për problemet reale të cilat ata i kanë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













