Kuriozitete
Për një vit, Porsche shiti 200 mijë vetura elektrike
Referuar shifrave të vitit 2020, ani pse vit pandemik, prodhuesi nga Shtutgarti i Gjermanisë, Porsche, është i lumtur me rezultatet globale të shitjes gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se ka regjistruar një rënie të vogël në kohën e pandemisë së coronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Porsche gjatë vitit 2020 është futur në minus, por përkundër kësaj rënieje, shitja ka ka qenë vetëm prej 3%, që nuk cilësohet negative nga vetë zyrtarët e saj.
Blerësit në mbarë botën kishin porositur 272.162 vetura të këtij prodhuesi, derisa një vit më parë kishte shitur një rekord prej 280.800 njësish.
Nga ana tjetër, Cayenne ishte modeli më i kërkuar i Porsche, me 92.860 njësi të shitura, derisa modeli 911 ka shpërndarë dërgesën në mbarë botën – përkatësisht 34.328 njësi.
Bëhet fjalë edhe për modelet elektrike Taycan dhe 718 Boxter, të cilët u shitën nga 21.784 njësi.
Por, pavarësisht rënies së shitjes në nivel global, prodhuesi nga Shtutgarti ka shënuar një rritje në tregjet e rëndësishme, siç është Kina, Lindja e Mesme dhe Afrika.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme