Shqipëria
Për një vit, mbi 42 mijë shqiptarë u larguan në shtetet e BE-së
Në vitit 2021 u konstatua një rritje e ndjeshme e emigracionit,
INSTAT raportoi se gjatë vitit 2021 u konstatua një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët, njofton albinfo.ch.
INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona.
Thuhet se numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.
Migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë: nga -16.684 në -32.853 banorë në 2021.
Në rritje ishte dhe mosha mesatare e popullsisë.
Referuar INSTAT, në 1 janar 2022 mosha mesatare e popullsisë rezulton 38,2 vjeç nga 37,6 që ishte më 1 janar 2021.
Në 1 janar 2022 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua krahasuar më 1 janar 2021: nga 24,2 % në 24,0 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë.
Raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2022 ka pësuar rënie në krahasim më 1 janar 2021: nga 99,3 në 98,6 meshkuj për 100 femra.
Raporti gjinor në lindje u rrit, duke shënuar vlerën 107,5 në vitin 2021, nga 106,6 që ishte në vitin 2020.
Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke pësuar një rënie prej 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2021 ishte 30.580 persona, duke pasur një rritje prej 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Vdekjet u rritën ndjeshëm për shkak të pasojave të Covid-19 (shënim i Monitor).
Në vitin 2021 numri i emigrantëve ishte 42.048 persona dhe numri i imigrantëve ishte 9.195 persona.
Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.
Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht.
Sa u përket qarqeve të tjera, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.
Më 1 janar 2022 popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit
Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjera shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,8 %)
Në të kundërtën, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %).
Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,5 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (26,2 %), ndjekur nga qarku i Lezhës me (26,1%). /Monitor
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026