Integrimi
Për një të ardhur pensionale të 13-të
Kjo iniciativë, e nënshkruar prej më shumë se 100 mijë qytetarëve, është rezultat i rënies së fuqisë blerëse në këto 4 vitet e fundit
Më 3 mars të këtij viti qytetarët zviceranë do të votojnë për iniciativën e deponuar nga Unioni Sindikal Zviceran “Për një jetë më të mirë”, e cila ka për qëllim të drejtën për pensionin e 13-të sikurse ekziston në shumicën e të ardhurave vjetore të të punësuarve në Zvicër.
Kjo iniciativë, e nënshkruar prej më shumë se 100 mijë qytetarëve, është rezultat i rënies së fuqisë blerëse në këto 4 vjetët e fundit te shtresat e ulëta të popullatës zvicerane, e mbi të gjitha te kategoria e pensionistëve.
Rritja e çmimit të qirave banesore, të sigurimeve shëndetësore, të faturës elektrike, të transportit publik dhe të gjërave të përditshme elementare ka bërë që shumë pensionistë/e të kalojnë një situatë ekonomike të rëndë.
Propozimi për një të ardhur pensionale komplementare të 13-të, që do të thotë një rritje të pensionit prej 8.3%, do t`i mundësonte kësaj kategorie të popullatës tejkalimin e gjendjes së rëndë ekonomike dhe një jetesë të dinjitetshme në pension, pas 44 vjetësh punë aktive.
Ky votim ka ngjallur debate të ashpra mes atyre që përkrahin këtë iniciativë dhe mendojnë që e drejta për një pension të 13-të do të rregullojë sadopak gjendjen ekonomike të pensionistëve në Zvicër dhe kundërshtarëve të saj, sikur se janë ndërmarrjet e mëdha, bankat, shoqatat e sigurimeve jetësore dhe qytetarët me gjendje ekonomike shumë të mirë.
Këta të fundit konsiderojnë që kjo e drejtë për një pension komplementar të 13-të do të ketë një impakt negativ në rritjen e deficitit të trustit pensional në vitet në vijim. Si përgjigje e kësaj situate, shteti do të jetë i detyruar të bëjë rritjen e taksave vjetore te qytetarët ose rritjen e kuotimit në rrogë për personat aktivë. Ky argument ka të bëjë më shumë me krijimin e frikës te popullata zvicerane për të refuzuar këtë iniciativë se sa është një argument i qëndrueshëm.
Në qoftë se shikojmë të dhënat statistikore nga Zyra Federale e Statistikave dhe nga ekspertët e kësaj fushe, trusti pensional në Zvicër për vitin 2023 ka një rritje të pasurisë prej 3 miliardë frangave dhe sipas parashikimeve, kjo pasuri do të arrijë shumën e 70 miliardë frangave deri në vitin 2030.
Ky shëndet i mirë i trustit pensional është rezultat i gjendjes së mirë ekonomike të shtetit ku papunësia është në një përqindje shumë të vogël, pastaj rritjes së numrit të kuotizuarve pensionalë dhe po ashtu punësimit çdo vit më të madh të gjinisë femërore në tregun e punës.
Të gjithë këta faktorë bëjnë që trusti pensional të jetë stabil, edhe me pranimin e kësaj iniciative për një pension komplementar të 13-të. Edhe po të duhej të ketë një participim të popullatës aktive në këtë të drejtë komplementare, ajo do të jetë një shumë minimale diku afër 0.40%, që do të thotë një rritje të kotizimit prej afër 24 frangave zvicerane në një rrogë mesatare. Mirëpo, në fund kjo do të mundësonte një shtet solidar sikur se e garanton edhe vetë kushtetuta zvicerane.
Për ne si komunitet, kjo iniciativë është e një rëndësie të veçantë, ngase do të mundësojë përmirësimin e kushteve të gjeneratës së parë të ardhur në Zvicër nga vitet 60-të.
Është hera e parë për ne si gjeneratë e dytë dhe tretë të votojmë një iniciativë në favor të gjeneratës së prindërve tanë që tash gëzojnë të drejtën e pensionit në këtë vend.
Me punët më të vështira të mundshme që kanë bërë në Zvicër, si punëtorë në lëmin e ndërtimtarisë, bujqësisë, hotelerisë dhe me një pagë jo të volitshme, kjo gjeneratë sot posedon një të drejtë të pensionit më pak se mesatar. Prandaj pranimi i kësaj iniciative është një rast i mirë që t`i mundësohet kësaj gjenerate të sakrifikuar të jetojë me një pension të dinjitetshëm.
Pra të gjitha këto janë arsye shumë të rëndësishme që të mos e lëshojmë këtë rast votimi por ta përdorim të drejtën e votës në Zvicër deri më 3 mars dhe të votojmë në favor të kësaj iniciative.
(*Autori është nënkryetar i Këshillit Komunal të Qytetit të Lozanës)
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve